Basketboll

NBA, Spurs në histori njësoj si Celtics të Larry Bird

13.04.2016 13:43

Fitorja e 40-të në 41 ndeshje në shtëpi për San Antoni Spurs, që barazojnë në këtë mënyrë rekordin e Boston Celtics të Larry Bird në sezonin 1985-’86...

Vetëm Golden State Warriors ka arritur të fitojë në këtë edicion në AT&T Center.
 
Pavarësisht se Oklahoma City Thunder mbajti pushim yjet e skuadrës, Durant dhe Vestrbook, fitorja e San Antonios nuk ishte aspak e lehtë. Lojtarët rezervë të miqve luajtën një ndeshje mjaft të mirë ku Dion Ëaiters realizoi 17 pikë. Në kohën shtesë, vendimtar për Spurs ishte Leonard, që e mbylli sfidën me 26 pikë në total.
 
Gjithçka e lehtë për Los Angeles Clippers, që shkatërruan 110-84 i Memphis Grizzlies dhe regjistruan suksesin e gjashtë radhazi, prej rikthimit në parket të Blake Griffin.
 
Sukses i lehtë edhe për Toronto Raptors, që triumfoi me shifrat 122-98 Philadelphia 76ers dhe fitoi vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Përballë ekipit kanadez në turin e parë të fazës play-off do të jetë Indiana Pacers, që siguroi vendin e gjashtë në renditje, pas fitores 102-90 ndaj Neë York Knicks.