Futboll
Het-triku i Ronaldos, dërgon Realin në gjysmëfinale
13.04.2016 13:45
Kur Cristiano Ronaldo është në formë nuk ka krizë për Real Madridin...

Madrilenët shënuan fitore me rezultat 3:0 kundër Wolfsburgut dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e Champions League në futboll.
Reali përmbysi humbjen e ndeshjes së parë me 2:0 nga skuadra gjermane dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 u kualifikuan më tutje.
Në Santiago Bernabeu ishin tubuar 80 mijë shikues dhe panë një lojë mjaft të mirë.
Ronaldo ishte jashtëzakonisht në formë të mirë dhe i tmerrshëm për mbrojtjen rivale. Në 45 minutat e parë gjithçka ishte e qartë se madrilenët nuk e kanë ndërmend ta respektojnë kundërshtarin. Në minutën e 16-të, Carvajal, për bukuri asistoi te Ronaldo i cili nga afërsia shënoi për epërsinë 1:0.
Nuk vonoi më shumë se një minutë (17') sërish në skenë futbollsiti më i mirë në botë, Ronaldo, duke e shkundur edhe një herë portën e portierit Benaglios. Toni Kroos me mjeshtri harkoi nga rivënia e këndit, Ronaldo edhe më mirë reagon dhe me kokë nga afërsia plasoi topin në rrjetë dhe 2:0.
Ronaldo me stilin e tij, nga gjuatja e lirë rreth 23-24 metra shënon për fitoren e thellë dhe e kualifikon Realin në gjysmëfinalen e Championsit. Ronaldo ishte hero i ndeshjes dhe që meritoi notën dhjetëshe.
Manchester City bëri historinë, eliminoi ekipin nga Franca, PSG-ën. Manchester City shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit francez. Takimi i parë në Paris kishte përfunduar me 2:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 kualifikohet City.
Fubollisti de Bruyne në minutën e 76-të shënoi golin e triumfit të madh. City pati mundësi qysh në minutën e 30-të që të kaloi në epërsi, por Sergio Aguero humb penalltinë, duke gjuajtur jashtë portës. Reali dhe Manchester City janë gjysmëfinalistët e parë.
