Botë

Çeki, aksidenti më i çuditshëm rrugor

13.04.2016 14:00

Një oficer policie përballet me akuzën e të drejtuarit të mjetit në gjendje të dehur, pasi përplasi të paktën 51 makina të parkuar në një prej rrugëve të Pragës...

Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënëse e policisë çeke, dhënë për “Czech Television”.
 
Policia ka arrestuar menjëherë oficerin, edhe pse ai është përpjekur të largohet nga vendngjarja, shton më tej agjencia e lajmeve “CTK”.
 
Megjithatë, e rëndësishme është të thuhet se asnjë i plagosur nuk është raportuar. Sipas medieve, oficeri ishte në pritje të një vendimi gjyqësor mbi një tjetër aksident të shkaktuar vitin e kaluar, e për këtë arsye ishte edhe i pezulluar nga puna./Top Channel