KOSOVË-HAITI
Sipas bastoreve, Kosova favorite
05.03.2014 09:30
Bastorja e njohur sportive “Arena” ka vendosur koeficientin për Kosovën e Albert Bunjakit 1.90, kurse për fitoren e Haitit është koeficienti 3.20. Ndërkohë barazimi në këtë përballje ka koeficientin 3.10.......

Bastoret sportive e llogarisin favorite Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll në ndeshjen miqësore kundër Haitit.
Bastorja e njohur sportive “Arena” ka vendosur koeficientin për Kosovën e Albert Bunjakit 1.90, kurse për fitoren e Haitit është koeficienti 3.20. Ndërkohë barazimi në këtë përballje ka koeficientin 3.10.
Ndeshja, që zhvillohet të mërkurën në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë nga ora 15:00 është e para miqësore, të cilën Kosova e zhvillon nën ombrellën e FIFA-s.