Bashkëpunimi Tiranë-Shkup, marrëveshje mes ITShKShM-së dhe AShSh-së
Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi...

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës i hapet rruga projekteve të përbashkëta të këtyre institucioneve më të larta akademike e shkencore.
“Marrëveshjen që ne sot do ta nënshkruajmë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për ne është një kulminim i punës tonë të mëtutjeshme, sepse institucioni ynë për hapat të cilët mëton t’i arrijë i nevojitet një përkrahje edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila disponon me të gjitha sferat e shkencave albanologjike dhe kjo marrëveshje do t[i hapë rrugë institutit që të realizon projekte që i ka paraparë në aspektin afatshkurtër dhe afatgjatë.”- deklaroi drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani.
“Kjo marrëveshje e përforcon dhe e vazhdon këtë trinom të trevës shqiptare dhe e bashkon në thelbin e saj në ndryshimin e historisë të gjuhës, të kulturës së përbashkët dhe ato detyrime që na takojnë ne si akademi, ato përgjegjësi të cilat janë dhe këtu në këtë marrëveshje janë detyra afatgjata.”- tha kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti.
“Ne si Ministri, kuptohet, jemi në funksion të zhvillimit më të hovshëm të këtij bashkëpunimi konkret dhe në funksion të avancimit të mëtejshëm të arsimit dhe shkencës shqiptare në përgjithësi.”- theksoi ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.
Me këtë rast ITShKShM theksoi se bashkëpunimi me Institutin e Tiranës dhe Prishtinës nuk do të përfundojë me kaq, por do të vazhdojnë me bashkëpunim edhe më të madh, që do të përfshijnë të gjitha fushat e hulumtimeve në sfera të ndryshme. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
