Botë

Papa mban meshë për refugjatët: S’ka shenjtor pa të kaluar e mëkatar pa të ardhme

13.04.2016 14:46

Papa Françesku paralajmëroi udhëtimin e tij drejt ishullit grek Lesbos, i cili do të realizohet gjatë ditës së shtunë...

Papa Françesku paralajmëroi udhëtimin e tij drejt ishullit grek Lesbos, i cili do të realizohet gjatë ditës së shtunë, me qëllim që të shpreh mbështetjen e tij për refugjatët dhe popullatën në këtë vend.
 
Në paraqitjen e tij javore në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, para 20.000 personave Papa theksoi se vizita e tij ka për qëllim: “shprehjen e solidaritetit me refugjatët dhe popullatën greke, të cilët kanë ndihmuar në kërkimin, gjetjen dhe pritjen e migrantëve”.
 
“Nuk ka shenjtor pa të kaluar dhe nuk ka mëkatar pa të ardhme. Këtë e ka aplikuar Krishti. Kisha nuk është komunitet për njerëz të përsosur, ajo edukon çdonjërin në rrugën e ndjekjes së Zotit, sepse ata e kanë parë veten si mëkatarë dhe kërkojnë faljen.”- deklaroi Papa Françesku.
 
Bazuar në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, rreth 172.000 refugjatë kanë kaluar nëpërmjet Greqisë dhe Italisë që nga fillimi i vitit 2016. Marrëveshja e re në mes të Turqisë dhe BE-së detyron ata të cilët kalojnë në mënyrë ilegale detin Egje të kthehen mbrapa në Turqi, me qëllim që të parandalohet rrjedha e migrantëve drejt Greqisë. 
 
LEUNORA KALIQI