Ahmeti takon Petersen, Ahmeti: Ivanov të tërheqë urgjentisht vendimin

13.04.2016 14:59

Kreu i BDI-së, ndërkohë, edhe sot ka kërkuar që Ivanov të tërheqë vendimin e djeshëm...

Në një takim me Jan Petersen, drejtuesin e  misionit të ODIHR-it në Maqedoni për zgjedhjet e jashtëzakonshme, Ahmeti e ka cilësuar “vendimin e të ashtuquajturit presidenti Ivanov-siç është shprehur,- si vendim kontestues dhe të padrejtë, që cenon Marrëveshjen e Përzhinës dhe të arriturat e deritanishme të saj.

Si i tillë ai duhet të tërhiqet pa asnjë vonesë, ka potencuar Ahmeti. Për të, kjo krizë, ndër më të rëndat politike në të cilat ka kaluar vendi, zgjidhet  vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve dhe zbatimin deri në fund të marrëveshjeve të liderëve.

Ahmeti u apelon politikanëve maqedonas të  tejkalojnë interesat e ngushta partiake, sepse shteti, institucionet dhe qytetarët nuk mund të mbeten peng i kalkulimeve partiake dhe politike të cilësdo palë.