Ja kush përfiton nga falja e presidentit

13.04.2016 15:01

Zvonko Kostovski, i dënuari i vetëm në rastin “Puç”, është personi i parë që është falur nga presidenti Ivanov dhe i njëjti tanimë është lënë në liri...

Nga Gjykata Themelore Shkup 1 gjatë ditës së djeshme nga kabineti i presidentit u dorëzua vendimi për falje të një të dënuari, me ç’rast gjykatësi për sanksione menjëherë e dorëzoi vendimin te burgu për lirimin e plotë të personit të dënuar, Zvonko Kosotovski, i cili me propozim-marrëveshje është dënuar me burg prej tre vitesh për veprën penale “spiunim”.

Ndërsa nga vendimi i presidentit për falje përfitojnë politikanë aktual dhe ish bartës funksionesh, si: Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Martin Protugjer, Zoran Zaev, Zoran Verushevski, Branko Cërvenkovski, emrat e të cilëve mund të lexohen në vendimin e publikuar të presidentit në Gazetën zyrtare.

Po ashtu në këtë listë janë përfshirë edhe prokurorët specialë: Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski. (Sanije Duraku, TVM2)