KOSOVË
Toka e Kosovës nuk është e ndotur me uranium të varfëruar
05.03.2014 09:32
Lajmi i mediave serbe për kontaminim të tokës në Kosovë demantohet nga raporti i OKB-së......

Lajmi i mediave serbe për kontaminim të tokës në Kosovë demantohet nga raporti i OKB-së.
Raporti i publikuar në vitin 2001 në Zvicër, nga Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara, pas analizave që u janë bërë vendeve ku NATO-ja ka bombarduar gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë përfundimin se nuk ka pasur kontaminim te detektueshëm e të përhapur të sipërfaqes së tokës prej uraniumit të varfëruar.
“Rreziqet përkatëse radiologjike dhe kimike nga të gjitha pikat e para janë rrjedhimisht të parëndësishme”, thuhet në raport. (Koha Ditore)
