Maqedoni

Ministria e Ekologjisë dhe komuna e Likovës, 6 milionë denarë për kanalizimin fekal

13.04.2016 16:25

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Likovës nënshkruan marrëveshjen për përmirësime...

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Likovës nënshkruan marrëveshjen për përmirësime të kushteve te mjedisin jetësor në vendbanimin e Sllupçanit.
 
Projekti i paraparë të realizohet me bashkëfinancim, parasheh ndërtimin e infrastrukturës për kanalizimin fekal. 
 
“Ky projekt do të realizohet me bashkëfinancim, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 6 milion denarë, nga të cilat Ministria ndan 3 milion denarë dhe po aq komuna e Likovës. Me mjetet e siguruara do të ndërtohet një pjesë e kanalizimit fekal në f. Sllupçan, ndërsa afati për realizimin e tij është 12 muaj.”- deklaroi ministri i Mjedisit Hapësinor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ahmeti.
 
“Ky projekt e ka rëndësinë e veçantë për qytetarët e atij vendi. Projekti i filluar që më herët, tani vjen në fazën përfundimtare të vijave kryesore të kanalizimit fekal në atë vend.”- theksoi kryetari i Komunës së Likovës, Sadullah Duraku.
 
Nga Ministria e Ekologjisë premtuan edhe përfundimin e projekteve të filluara të sistemit të ujit dhe kanalizimit për të përmirësuar kështu jetën e banorëve të kësaj komune.
 
GAZMEND REXHEPI