Ekonomi
Lidhja e Odës Ekonomike shpreson në një rritje të turizmit deri në 15% më shumë se vitin e kaluar
13.04.2016 17:15
Nga Lidhja e Odave Ekonomike konsiderojnë që sezoni turistik i sivjetmë mund të shënojë rritje deri në 15%....

Nga Lidhja e Odave Ekonomike konsiderojnë që sezoni turistik i sivjetmë mund të shënojë rritje deri në 15% më tepër krahasuar me vitin e kaluar, por kushti i vetëm është përmirësimi i situatës politike në vend.
Nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë shprehin shqetësimin e tyre, sepse kriza politike e shoqëruar me protestat e opozitës, si dhe kriza me emigrantët, mundet që sërish të zënë lajmin kryesor të ditës në ballinat dhe faqet kryesore të mediave të huaja, dhe kjo mund të ndikojë keq në interesimin e turistëve për të vizituar rajonet turistike të vendit.
“Protesta më 17 maj pastaj më 18 maj të vitit të kaluar.Ne gjithë këtë e organizuam sikur të mos kishte ndodhur asnjë problem. Për t’u problematizuar një situatë, nuk nevojiten më shumë se tre ditë, dhe gjithçka rrezikon të humbet për një destinacion më të gjatë kohor deri në 5 vite.” u shpreh Arkan Kerim.
Nga Lidhja e Odes Ekonomike thonë se gjendja politike ndikon dukshëm edhe në sferën e biznesit.
“Nuk flitet për atë nëse bankat do të japin kredi, por nëse kompanitë do të kërkojnë kredi në kushte të këtilla, ndërmarrjet i efektuojnë kërkesat tashmë ekzistuese me partnerët e vet tregtarë, por rritja e prodhimtarisë, pushtimi i tregjeve të tjera, arritja e marrëveshjeve me partnerë të rinj, ndërmarrja e aktiviteteve zhvillimore apo investuese nuk mund të efektuohen në kushte të paqartësisë politike.”- thotë drejtori ekzekutiv, Mitko Aleksov.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, numri i turistëve vendorë në shkurt të këtij viti është rritur për 17.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 4.9%.
GAZMEND KURTISHI
