Maqedoni
Tirana, Prishtina dhe Shkupi gjithnjë e më afër; Akademikët: Më shumë para për shkencën
13.04.2016 18:11
Në kuadër të ditëve të Panairit të Librit në Shkup, Shtëpia Botuese “Toena”, Komuna e Çairit, ITShKShM dhe Libraria e Çarshisë...

Në kuadër të ditëve të Panairit të Librit në Shkup, Shtëpia Botuese “Toena”, Komuna e Çairit, ITShKShM dhe Libraria e Çarshisë organizuan një debat shkencoro-letrar për të diskutuar rreth bashkëpunimit akademiko–shkencor, sfidave që has ky bashkëpunim, problemet dhe mundësitë për të avancuar këtë bashkëpunim.
“Dua të kujtoj një thënie të Vajzsekerit, ish presidentit të Gjermanisë, kur u shtrua si problem si do të bëjnë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë në atë kohë, ishte koha e 93-shit në Shqipëri. Ka zgjidhje tha, këto piramidat që janë këtu nuk do të lëvizin, këto piramida do të futen në tokë dhe midis Shqipërisë dhe Kosovës do të lëvizet me të tëra pikëpamjet kulturore ekonomike e tjera. Pra, ato piramidat e mëdha janë hequr. Është detyra e jonë që t’i heqim realisht me punë këto barriera.” - deklaroi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti.
“Shqipëria dhe Kosova mund të jenë ndër vendet në Evropë në të cilat jepet më së paku për krijimtarinë shpirtërore në përgjithësi, por edhe të shkencës. Kjo ka përcaktuar edhe ato që janë bërë deri tash gjatë këtyre 20 e sa vitesh pas rënies së komunizmit, ka përcaktuar edhe sasinë, por edhe cilësinë e asaj që është arritur në fushë të shkencës.”- theksoi akadamiku, Rexhep Qosja.
“Me Kosovën, si në takimet midis dy qeverive që u bënë në Prishtinë dhe ai tjetri që u bë në Prizren, është arritur përfundimisht marrëveshja për të hartuar programe shkollore të nivelit parauniversitar të njëjta. Kjo është, unë do ta quaja një të arritur historike, se duke pasur programe të njëjta, kemi detyrimisht libër dhe tekste të njëjta. Janë bërë përpjekje të të njëjtës natyrë edhe me Maqedoninë.”- tha deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Toçi.
Sipas tij, vitin e kaluar ka pasur shkëmbime intensive delegacionesh, si dhe komisione të arsimit dhe të kulturës të Shqipërisë në Maqedoni.
BESIM ABDULLAI
