Maqedoni

Falja e presidentit, reagojnë Ibrahimi dhe Cërvenkovski

13.04.2016 18:26

Ish-presidenti, Branko Cërvenkovski, dërgoi letër deri te presidenti aktual i shtetit, Gjorge Ivanov...

Ish-presidenti, Branko Cërvenkovski, dërgoi letër deri te presidenti aktual i shtetit, Gjorge Ivanov, në të cilën kërkon urgjentisht ta ndryshojë vendimin e djeshëm dhe faljen, ku përmendet edhe emri i tij.
 
Kundër meje nuk udhëhiqet kurrfarë procedure, thotë Cërvenkovski, që nuk e kupton si u gjend emri i tij në faljen presidenciale të politikanëve.
 
Edhe anëtari i PDSh-së në KShZ, Bedredin Ibrahimi, ka reaguar pas faljes presidenciale, duke e quajtur të kotë përfshirjen e tij në listën e të falurve.