KShZ me kërkesë deri te MPB të dorëzojë listën e shtetasve të RM-së nga Pusteci
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur që të kërkojë nga MPB të dorëzojë në mënyrë plotësuese listën...

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur që të kërkojë nga MPB të dorëzojë në mënyrë plotësuese listën e të gjithë personave me shtetësi të Maqedonisë që janë të lindur në Pustec të Shqipërisë. Me këtë veprim do të shmanget dilema nëse këta persona duhet të ndodhen në Regjistrin Zgjedhor.”- tha nënkryetari i KShZ-së, Rexhep Prekopuca, i cili shtroi para anëtarëve të komisionit këtë propozim.
Krahas listës së shtetasve të Maqedonisë nga Pusteci, Ministria e Brendshme do të duhet të japë sqarim edhe lidhur me kërkesat e shtetasve të Pustecit për vendbanim në Maqedoni.
Kërkesën për të kontrolluar këta persona e mbështetën të gjithë anëtarët e KShZ-së.
NAIM RAMADANI
