Maqedoni

Lista e Ivanovit në gazetën zyrtare, 5 shqiptarë në listën prej 56 politikanësh

13.04.2016 18:39

Vendimi i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, për faljen e të gjithë politikanëve, është publikuar sot menjëherë në “Gazetën Zyrtare”...

Vendimi i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, për faljen e të gjithë politikanëve, është publikuar sot menjëherë në “Gazetën Zyrtare”, në të cilën janë të shkruar të gjithë emrat e personave që përfitojnë nga kjo falje presidenciale.
 
5 shqiptarë janë në listën prej 56 politikanësh që falen nga presidenti. Në krye me kreun e PDSH-së Menduh Thaci, në listë u gjendën edhe Bedredin Ibraimi, Fatime Fetai, Ismet Guri, dhe  Metush Shabani, e ndër emrat e tjerë të njohur të politikës maqedonase, nga falja presidenciale përfitojnë Nikola Gruevski, Sasho Mijalkov, Gordana Jankuloska, Mile Janakieski, Zoran Zaev, Trajko Veljanoski, Branko Crvenkovski, Zoran Verushevski, Edmond Temelko, madje edhe shtetasi izraelit Haim Hakijni.