Maqedoni

Falja presidenciale - reagon Brukseli, vendimi varros sistemin e drejtësisë

13.04.2016 18:42

Vendimi i mbrëmshëm i presidentit Ivanov për faljen e funksionarëve dhe politikanëve që janë nën hetime...

Vendimi i mbrëmshëm i presidentit Ivanov për faljen e funksionarëve dhe politikanëve që janë nën hetime, ka shkaktuar shqetësim të madh tek Brukseli zyrtar.
 
Eurokomesari Hahn dhe tre eurodeputetëve ndërmjetësues në Marrëveshjen e Përzhinës, Howit, Vajgel dhe Kukan, pas një takimi urgjent, u apeluan liderëve në Maqedoni, të respektojnë të gjitha pikat e marrëveshjes së Përzhinës, duke pëfshirë edhe rregullat që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përforcimin e sundimit të së drejtës dhe sigurimin e zgjdhjeve kredibile. 
 
“Ne besojmë se deklarata e presidentit Ivanov për falje të përgjithshme të të gjithë të dyshuarve që janë pjesë e skandalin e përgjimeve, mundet vetëm të varros sistemin e së drejtës dhe ta rrisë ndjenjën për mosndëshkim tek ata që janë nën hetim të Gjykatës Speciale Publike. Ne jemi të shqetësuar se ngjarje të fundit paraqesin rrezik shtesë për stabilitetin e vendit dhe prespektivën eurointegruese të saj” – thuhet të deklaratën e përbashkët të eurokomesarit Hahn dhe tre eurodeputetëve. 
 
Me thirrje të njëjta ka dal sot edhe Komisioni Evropjan. Përgjegjësinë duhet ta  marrin udhëheqësit e IRJM-së sepse  kjo është në interes të shtetit dhe qytetarëve, ka deklaruar zëdhënësja e KE-së, Maja Kocianciq.
 
KE kërkon që të përkrahet puna e Gjykatës Publike Speciale dhe shteti të përgatitet për zgjedhje kredibile dhe t’i përmbahen rrugës euroatlantike.
 
“Ne nuk mundemi gjithçka të bëjmë vet, për këtë them se është punë e liderëve politik që ta marrin përgjegjësinë. Është në interes të shtetit dhe qytetarëve. Në këtë kontekst unë vetëm mund ta përsëris atë çka eurokomesari Hahn ka shkruar mbrëmë në twitter se IRJM obligohet në promovimin e sundimit të së drejtës pa marrë parasysh vendimin e mbrëmnshëm të presidentit Ivanov për faljen e përfaqësuesve politik. Është paraqitur brengë e madhe, aq më tepër që vjen ne kohën kur të gjitha partitë mundohen ta ruajnë Marrëveshjen e Përzhinës”, shprehet zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiq.
 
Edhe ambasadori i SHBA-ve Jess Baily në një postim të ri në në twitter, përsëri ka vlerësuar se falja pa mbaruar procesi gjyqësor, është në mbrojtje të politikanëve të korruptuar dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
 
Lejoni Prokurorinë Speciale Publike të kryejë punë e saj, ka thënë ambasadori Baily.
 
Edhe ambasada gjermane, përmes një njoftimi ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e shefit të shtetit Ivanov. 
 
“Shpresojnë se së shpejti do të zgjidhen çështjet juridike dhe politike të cilët kanë dalë nga njoftimi i kryetarit të shtetit. Është me rëndësi të veçantë që Prokuroria Publike Speciale ashtu siq është e paraparë me Marrëveshjen e Përzhinës, të mundet të funksionojë pa pengesa me punën e saj të rëndësishme për stabilizimin e sistemit shtetëror”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU