Maqedoni
Vendimi i Ivanovit, qytetarët: Ivanovi fali politikanët kriminelë
13.04.2016 19:05
Edhe qytetarët vlerësojnë se vendimi i presidentit që të falë të gjithë politikanët të cilët kanë qenë nën hetim...

Edhe qytetarët vlerësojnë se “vendimi i presidentit që të falë të gjithë politikanët të cilët kanë qenë nën hetim, u jep mesazh të njëjtëve se mund të bëjnë krime zgjedhore sa të duan, sepse për ata asnjëherë nuk do të japin llogari para askujt. Shqiptarët burgosen pa faj e dergjen burgjeve, maqedonasit bëjnë faj e lirohen.”- ishin vlerësimet e qytetarëve që anketoi sot TVM2.
“Ky është manipulim I madh dhe besoj që popullata vetëm se tash do të mar masa dhe do ta tregojnë atë që duhet ta thot para gjithë popullit dhe ato duhet me vendos këtë”...
“Ai pse nuk po I fal ato, po I fal ato politikant, le ti fal ato që I ka dënu me burg të përjetshëm, edhe nuk ka fakte, që tregojnë ato mbrojtësit e atyre që nuk kan fakte të gjalla ndërsa I mbajnë nëpër burgje të përjetshme”...
“Atë që e dëgjova ne tv, ështe e padrejtë, kriminelët të bëhen të pafajshëm.. dmth krimineli ështe kriminel, dmth shteti me këtë që e ka bë, ivanovi , edhe ai ështe kriminel”...
“Eshte nje katastrofe e madhe qe ka ba Ivanovi, nje president I shtetit nuk guxon me ba nje veper te till pershkak se shteti maqedonas nuk egziston ma, te shqiptaret ndikon per arsye se shqiptaret akuzohen burgosen a maqedonasit vjedhin hajnat qfar nuk bejn dhe me ne fund amnestohen”…
“Per mendimin e djeshem mendojme qe eshte katastreofale I kane mbrojt kriminalat, diskriminun shqiptaret neper burgje te mshel gjith jan shqiptart, kjo eshte”…
“Me nji fjal turp turp eshte sdi qfar te them me nji fjal ne thojza turp jemi ne nje situate katastrfole me ate qe e parashikoj une e shof qe shkojme ne terr jo ne drite rinia domethane shkon zhytet”, thanë qytetarët e anketuar.
BELINDA KOKA ADEMI
