Botë

Gjatë sulmeve të Turqisë janë vrarë 362 ekstremistë në Sirinë veriore

13.04.2016 20:51

Ministri turk i Mbrojtjes, Ismet Jillmaz sot deklaroi gjatë vizitës në qytetin kufitar Kilis se në përgjigjen turke të raketave dhe granatave të gjuajtura...

Ministri turk i Mbrojtjes, Ismet Jillmaz sot deklaroi gjatë vizitës në qytetin kufitar Kilis se në përgjigjen turke të raketave dhe granatave të gjuajtura nga territori sirian në atë turk deri më tani jetën e kanë humbur 362, ndërsa janë lënduar 123 ekstremistë.
 
Ushtria turke në mënyrë sistematike kundërpërgjigjet ndaj raketave apo granatave, të cilat do të përfundojnë në territorin turk.
 
Jillmaz deklaroi se artileria turke ka goditur 146 caqe nga janari, duke shtuar se të gjitha ato ishin në territore, të cilat në Sirinë veriore i kontrollon Shteti islamik./mia