RRUGËT-MAQEDONI
Komunikacioni zhvillohet pa probleme, mjegull në Strazhë
05.03.2014 10:11
Paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 70 deri në 100 metra ka në qafën malore Strazhë...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 70 deri në 100 metra ka në qafën malore Strazhë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga vendi.
Ndërmarrja publike "Rrugët e Maqedonisë" i kujton drejtuesit e automjeteve që pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, obligimi ligjor për mbajtjen e paisjeve dimërore në automjet zgjat deri në datën 15 të këtij muaji.
