Botë

Gjermania vitin e kaluar deportoi 60 për qind më shumë migrantë se sa në vitin 2014

13.04.2016 21:37

Gjermania vitin e kaluar deportoi 60 për qind më shumë migrantë se sa në vitin 2014, kumtoi sot Qeveria gjermane...

Vitin e kaluar 22.369 persona janë kthyer dhunshëm në vendet prej nga vijnë, përderisa ai numër në vitin 2014 paraqiste 13.851.
 
Në dy muajt e parë të këtij viti pothuajse 4.500 njerëz janë kthyer, që është dyfish më shumë se sa në janar dhe shkurt të vitit të kaluar.
 
Gjermania vitin e kaluar ka pranuar numër rekord të migrantëve dhe refugjatëve, 1,1 milionë.
 
Numri i azilantëve, të cilët vullnetarisht u larguan nga Gjermania, gjithashtu, është rritur, prej 13.573 në vitin 2014 në 37.200 vitin e kaluar./mia