Maqedoni

Eskalon situata, protestuesit demolojnë kabinetin e Ivanovit

13.04.2016 22:11

Kanë eskaluar në dhunë protestat para kabinetit të kyetarit të shtetit Gjeorge Ivanov...

Protesta në organizim të nismës qytetare "Protestoj", filloi reth orës 18:00 para zyrave të PSP, ku qytetarët shprehën mbështetje për këtë institucion.
 
Më pas ata revoltën e tyre e shprehën para kabinetit të presidentit Ivanov, ku vazhdimisht gjuajtën gurë, fishekzjarre dhe gjësendeve të forta.
 
Nga aty protestuesit u drejtuan para Kuvendit për tu kthyer sërisht para kabinetit të Ivanovit.
 
Kësaj radhe protestuesit thyen kordonin policor dhe u afruan para kabinetit të presidentit, ku hynë brenda dhe tërësisht demoluan kabinetin e tij. Në ndërkohë kanë arritur forcat speciale dhe i kanë shpërndarë protestuesit.
 
Nga ana tjetër dhjetra mbështetës të VMRO-DPMNE-së kanë protestuar para selisë së LSDM-së.
 
Ato akuzojnë kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, se ka ka bashkëpunuar me shërbime të huaja për të shkatërruar shtetin.
 
“Assesi nuk mundem, por po shoh që edhe ju nuk po mundeni të pajtoheni me vendimin e presidentit për aboluar dhe përsëri të amnistoj edhe Zoran Verushevskin edhe Zoran Zaev. Ata janë njerëz të cilët kanë shitur veten për para, ata janë njerëz të cilët zgjedhin mjete të duhura për të ardhur në qeveri”, thonë organizatorët së protestës së dytë.
 
Paraprakisht policia pengoi edhe përplasjet mes dy grupeve të protestuesve. 
 
Ministria e Punëve të Brendshme thotë se janë arrestuar 12 persona dhe është lënduar 1 polic.
 
ERSAN PAJAZITI