Maqedoni
Paradite mot me diell, pasdite shi dhe erë e fortë
14.04.2016 09:08
Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare...

Pasdite do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shkurta të shiut dhe bubullima, posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e përforcuar e kohëpaskohshme nga drejtimi perëndimor, e cila në pjesët perëndimore në momente do të arrijë shpejtësi prej mbi 80 km/orë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri 11, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri 29 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e përforcuar perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri nëntë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 27 gradë.
Vijon periudhë e motit stabil dhe e ngrohtë me erë mesatare jugperëndimore./Mia
