Maqedoni

Ditë e Drejtorisë Doganore të Maqedonisë

14.04.2016 09:20

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë ditën e themelimit të saj me prezantim të aktiviteteve të realizuara gjatë vitit të kaluar...

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë ditën e themelimit të saj me prezantim të aktiviteteve të realizuara gjatë vitit të kaluar, përfitimet nga modernizimi i vendkalimeve kufitare, ndërsa do të promovohet edhe video klip për rolin e saj në shoqëri.
 
Në kuadër të ngjarjes do të ndahen edhe pllaketa dhe mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm me individë dhe institucione.
 
Ministres së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska do t'i ndahet mirënjohje nga Organizata doganore botërore për bashkëpunim të posaçëm në sferën e implementimit të sistemeve TI, bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe grumbullimit elektronik, këmbimit dhe mbrojtjes së të dhënave të lidhura me punën doganore./Mia