Maqedoni

Në Shkup dje 17 aksidente, katër persona të lënduar, janë sanksionuar 22 këmbësorë

14.04.2016 10:03

Gjithsej 17 aksidente kanë ndodhur dje në rajonin e Qytetit të Shkupit...

Në katër prej tyre lëndime të lehta kanë marrë katër persona, ndërsa në 13 aksidente të tjera janë shkaktuar dëme materiale.
 
Siç njoftoi për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski nga SPB - Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të kryera mbi pjesëmarrësit në qarkullim nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve.
 
Tetë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 10 shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë vënë rripin e sigurisë ose kanë qenë duke folur në celular.
 
Janë sanksionuar edhe 22 këmbësorë, të cilët kanë kaluar larg vizave të bardha ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
 
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 54 automjete.
 
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet që qarkullimi të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të trafikut./Mia