Botë

Rusia provokon ShBA-të, avionët rusë vetëm 9 m larg luftanijes amerikane

14.04.2016 10:14

Dy avionë rusë për pak sa nuk u përplasën me luftanijen amerikane “USS Donald Cook” në detin Baltik...

E gjithë ngjarja është regjistruar në ujërat ndërkombëtare në detin Baltik, ku dy avionët luftarakë “Sukhoi SU-24” u afruan shumë pranë luftanijes.

Sipas zyrtarëve amerikanë, avionët nuk mbanin armatime dhe kjo dukej në krahët e tyre.

Po ashtu, një helikopter rus i tipit KA-27 Helix, disa herë ka qarkulluar rreth anijes dhe ka bërë foto.

Ngjarje të ngjashme u regjistruan edhe të hënën. Një zyrtar amerikan tha se kemi të bëjmë me aktet më agresive të kohëve të fundit.