KULTURË

Përparim Rama vlerëson garën prestigjioze “2014 WIN Awards”

05.03.2014 10:21

Ceremonia do të mbahet në nëntor të këtij viti në Londër..........

Arkitekti i njohur kosovar Përparimi Rama, është përzgjedhur për t’u bërë vlerësues në konkursin prestigjioz “2014 WIN Awards”.

Ceremonia do të mbahet në nëntor të këtij viti në Londër.

Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës.

Përmes njoftimi, thuhet se konkursi WIN nderon suksesin e arkitektëve dhe dizajnuesve të interierit që kanë krijuar projekte inovative dhe bashkëkohore kudo në botë nëpërmjet dizajnit mendje-ngacmues dhe shpikës.

Konkursi do të shpërblejë projektet më të dalluara në 13 kategori të veçanta.