Maqedoni

Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji

14.04.2016 11:24

Konsumatorët e energjisë elektrike në rrugët "Nov zhivot", "Drinska" dhe "Viniçka" në komunën Shuto Orizarë nesër nga ora 9 deri në orën 15 do të mbeten pa energji elektrike...

Nga ora 11 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga rruga kryesore drejt fshatit Lubeten, komuna Butel, ndërsa nga ora 9 deri në orën 15 konsumatorët nga vendi Golievo, një pjesë e fshatit Brazda në komunën Çuçer-Sandevë dhe fshati Orizarë e Epërme në komunën Butel.
 
Në periudhën kohore nga ora 8:15 deri në orën 11:30 pa energji do të jenë konsumatorët nga bulevardi "Kërste Misirkov" gjegjësisht objekti i vjetër i Centros (Turkish Doner, Mega Feshën, Hedef Feshën dhe konsumatorë të tjerë në të njejtin objekt) dhe Senator në komunën Çair.
 
Nga ora 9:30 deri në orën 12 pa energji do të mbeten konsumatorët nga  "Dimitar Vllahov" nr.4, objekti i "Stara Komerc", komuna Qendër, ndërsa nga ora 10:30 deri në orën 12:30 konsumatorët nga rrugët "Lubica Georgieva" dhe "Budimpeshtanska".
 
Siç informojnë nga QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në elektrosistem./Mia