Maqedoni

SPG: Punonjësit mediatikë, shënjestër e dhunuesve, me apo pa uniforma

14.04.2016 11:45

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe të punësuarve në media ka reaguar lidhur me keqtrajtimin e gazetarëve në protestat e djeshme...

Siç thuhet në reagimin e kësaj sindikate , një gazetar - fotoreporter është lënduar, ndërsa kolegë të tjerë  janë tërhequr zvarrë dhe ndaj tyre është përdorur force e pashembullt dhe arrogancë. 
 
“Në një situate kur dhjetra sulme ndaj ekipeve të gazetarëve nuk janë ndriçuar, dhe kryerësit nuk janë gjetur,  ngjarjet e mbrëmshme edhe njëherë dëshmuan se gazetaria në këtë vend ka trajtim të veprimtarisë armiqësore dhe se gazetarët, xhiruesit dhe fotoreporterët janë shënjestër e lehtë e dhunuesve qofshin ata me uniformë ose jo”,  thekson Sindikata e pavarur e Gazetarëve. 
 
Për incidentet e mbrëmshme sindikata paralajmëron padi penale për kryerës të panjohur dhe ankesë deri te kontrolli i brendëshëm i MPB-së. 
 
Reagim edhe nga Plenumi Studentor nga i cili kërkojnë  lirimin e të arrestuarve   në protestën e mbrëmshme, disa prej të cilëve thuhet se kanë qenë student. Nga Plenumi Studentor paralajmërojnë vazhdimin e protestave.