Botë

Beograd, Policia serbe arreston 6 trafikantë të migrantëve

14.04.2016 11:57

Policia e Serbisë thotë se i ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të migrantëve nëpër kufirin e Hungarisë dhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian...

Policia ka njoftuar sot se të dyshuarit u kishin marrë migrantëve deri në 1200 euro për kalim ilegal. Sipas policisë serbe, migrantët ishin nga vendet afrikane dhe aziatike, por edhe nga Kosova.

Trafikimi i migrantëve ka rifilluar pas mbylljes së rutës ballkanike për kalimin e migrantëve, pasi vetëm në kampin Idomeni në Greqi kanë mbetur të bllokuar rreth 12 mijë migrantë, të cilët shpeshherë shkaktojnë edhe tensione në kufirin Greqi-Maqedoni pasi insistojnë në hapjen e kufirit.