Botë
Krime, pezullohet Këshilli i tartarëve
14.04.2016 12:07
Prokuroria e Krimesë së okupuar nga Rusia ka urdhëruar pezullimin e Këshillit që e përfaqëson minoritetin etnik të tartarëve në këtë rajon...

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka protestuar kundër kësaj mbyllje, duke e cilësuar si “shkelje të të drejtave fundamentale dhe lirive në gadishull”.
Tartarët përbëjnë afro 15% të popullatës së Krimesë me afro 2 milionë banorë. Tartarët gjerësisht e kanë kundërshtuar aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014.
Organizata “Amensty International” tha se vendimi për mbylljen e këtij këshilli sinjalizon valë të re të shtypjes kundër tartarëve të Krimesë.
