Obama: Deri tani 11,500 sulme ajrore kundër caqeve të IS-it
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, “Shteti Islamik”...

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, “Shteti Islamik”, deri tani ka ndërmarrë 11,500 sulme ajrore kundër caqeve të IS-it në Siri dhe Irak, duke e vënë këtë grup në defanzivë.
Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Barak Obama, i cili thotë se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë sulmet kundër liderëve të IS-it.
“Çdo ditë liderët e IS-it zgjohen dhe e kuptojnë se mund të jetë zgjimi i tyre i fundit”, tha presidenti Obama.
Ai ka theksuar se përfundimi i luftës civile pesëvjeçare në Siri është madhore për disfatën e IS-it.
“Siç kam përsëritur, e vetmja mënyrë për ta shkatërruar IS-in në mënyrë të vërtetë është përfundimi i luftës civile në Siri”, tha Obama.
