Këmbimi i jashtëm tregtar në janar 825 milionë dollarë
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, pjesëmarrje më të madhe në eksport kanë katalizatorët e bartësve me metale fisnike apo komponimet e tyre, ferosiliciumi, feronikli, prodhimet nga hekuri dhe çeliku (prodhimet e skalitura) dhe veshja....

Maqedonia në janar të këtij viti ka eksportuar mallra në vlerë të përgjithshme prej 318.574.000 dollarë amerikanë, ndërsa ka importuar mallra për 506.431.000 dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 62,9 për qind, ndërsa deficiti tregtar arrin 187.857 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, pjesëmarrje më të madhe në eksport kanë katalizatorët e bartësve me metale fisnike apo komponimet e tyre, ferosiliciumi, feronikli, prodhimet nga hekuri dhe çeliku (prodhimet e skalitura) dhe veshja.
Në import më së shumti janë përfaqësuar platina dhe legura e platinës, të papërpunuara apo në formë pluhuri, nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe metale të tjera nga grupi i platinës dhe legurat e saj, të papërpunuara apo në formë të pluhurit.
Më shumë mallra në Maqedonia pothuajse 82,1 për qind janë eksportuar në vendet nga Bashkimi Evropian pas çka vijojnë vendet nga Ballkani Perëndimor 11,7 për qind. Bashkimi Evropian është në vendin e parë edhe sipas importit të mallrave në Maqedoni. Nga vendet anëtare të BE-së janë importuar pothuajse 65,5 për qind nga mallrat e përgjithshëm të importuara në vend.
Republika e Maqedonisë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë, dhe me Bullgarinë me të cilat është realizuar 54,2 për qind nga këmbimi i përgjithshëm i jashtëm tregtar.
