Futboll

Atletico shtang Barcelonën! Bayerni shkon më tutje

14.04.2016 15:08

Atletico Madridi u tregua "macja e zezë" për kampionin në fuqi të Evropës, Barcelonën...

Atletico triumfoi me rezultat 2:0 kundër Barcelonës dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League.
 
Skuadra nga Madridi përmbysi humbjen e saj në takimin e parë në "Camp Nou" me rezultat 2:1, duke e lënë të shtangur ekipin katalunas. Atletico me rezultat të përgjithshëm 3:2 mënjanoi Barcelonën nga gara prestiogjioze.
 
Barcelona dominoi lojën, por jo edhe të fitojnë që ta vazhdojnë rrugën e saj drejt mbrotjes së titullit të kampionit.
 
Në minutën e 36-të, Antoine Griezmann ngriti në këmbë tërë shikuesit në stadiumin "Vicente Calderon". Një veprim i rrjedhshëm dhe shkollor, Niguez harkoi për bukuri, ndërsa Griezmann nga 10-11 metra me kokë godet aq fuqishëm topin saqë nuk i lë kohë portierit të Barcelonës Ter Stegen që ta shpëtoi portën dhe 1:0.
 
Në minutën e 88-të, Barcelona merr edhe një goditje, kur shkaktohet penallti për Atleticon. Griezmann ishte i pagabueshëm nga penalltia dhe siguroi fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:0. 
 
Bayerni nga Munihu dëshmoi fuqinë edhe në stadiumin "Da Luz" në Lisbonë, duke barazuar me rezultat 2:2 me ekipin nga Portugalia, Benfica. Bayerni kualifikohet falë fitores me rezultat 1:o në "Allianz Arena".
 
Në minutën e 27-të, Eliseu sikur me milimetër pason një top brenda 16-shit bavarez dhe Raul Jimenez gjendet më së miri në mesin e dy mbrojtësve dhe me kokë e mposhti portierin Manuel Neur, 1:0. Kampioni gjerman mobilizohet dhe nuk lejon që të befasohet.
 
Pas 11 minutave (38') i kundërpërgjigjet portugezëve. Arturo Vidal nga rreth 16-17 metra me një gjuajtje të fuqishme la të shtangur portierin Ederson dhe 1:1.
 
Në pjesën e dytë bavarezët kaluan në epërsi me golin e Thomas Mullerit. Martinez me mjeshtri asistoi deri te Muller i cili nga afërsia tundi portën e vendasve.
 
Benfica barazoi në minutën e 76-të, kur Talisca nga gjuajtje e lirë rreth 17 metra dërgoi goditje mjeshtërore e të fortë, duke lënë të mposhtur portierin Neuer.
 
Atletico, Bayerni, Real Madridi dhe Manchester City kualifikohen në gjysmëfinale.