Basketboll
Golden State Warriors thyejnë rekordin historik të Chicago Bulls
14.04.2016 15:09
Golden State Warriors e ka thyer rekordin e Chicago Bulls duke shënuar fitoren e 73-të sezonale para tifozëve të vet në shtëpi ndaj Memphis Grizzlies me rezultat 125-104...
Stephen Curry ishte sensacional në duelin historik të zhvilluar në Oracle Arena. Ai që do të shpallet pa dyshim MVP ka realizuar 46 pikë, duke qëlluar 10 treshe.
Kështu, Golden State Warriors okupon vendin e parë në konferencën perëndimore me 73 fitore, gjashtë fitore më shumë se ekipi tjetër që theu rekorde në këtë sezon historik, San Antonio Spurs.
Golden State Warriors thyen rekordin e Chicago Bulls nga viti 1995-1996, duke arritur 73 fitore, një fitore më shumë se sa Bullsat legjendarë me në krye Michael Jordanin.
Kobe Bryant ka treguar nivelin legjendar të tij prej ikone basketbollistike duke realizuar plot 60 pikë në ndeshjen lamtumirëse për të në fitoren ndaj Utah Jazz me rezultat 101-96.
Kjo ndeshje ishte gjithçka tjetër pos hajgare, pasi që të dyja skuadrat hynë me synimin për fitore, teksa Utah e kishte esenciale fitoren për të siguruar play offin.
Kobe u përshëndet me lot nga ky takim, i fundit për të në karrierë në NBA.
Kobe Bryant është legjendë e gjallë, i krahasueshëm me Michael Jordanin.
Ai fitoi pesë tituj të kampionit të NBA, por klasi i tij ka inspiruar miliona të rinj e basketbollist të sotëm, të cilët i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit nga ky sport.