ENERGJIA ELEKTRIKE

Para liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është formuar grup i balancimit

05.03.2014 11:32

Nga kompania EDS theksojnë se zgjatja e këtij procesi u ka lënë hapësirë që seriozisht të përgatiten për sfidën.....

Nga data 1 e këtij muaji fillon liberalizimi i tregut  për furnizim me energji elektrike. Është formuar grupi i balancimit  të kompanive të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me EDS e cila është parashtruar deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Nga kompania EDS theksojnë se zgjatja e këtij procesi u ka lënë hapësirë që seriozisht të përgatiten për sfidën.

“Kompania jonë ka çmime dhe kushte të shkëlqyera. E kemi grupin më të madh të balancimit, ndërsa kjo do të thotë  përmbushje e  të gjitha obligimeve pa asnjë pengesë. Kur nuk e keni mbështetjen e grupit të balancit, rreziku për furnizim dhe shitje të energjisë elektrike sipas kushteve të dhëna është i madh. EDS ofroi dhe ende ofron çmim më të ulët, siguri dhe cilësi në furnizimin me energji elektrike”, - deklaroi Koçano Agjushev pronari i EDS.

Theksojnë se kompanitë të cilat kanë nënshkruar marrëveshje para fillimit të liberalizmit të tregut do të fitojnë deri 20 për qind energji elektrike më të lirë.

Krahas kapaciteteve të mëdha industriale të cilat furnizohen me energji elektrike nga EDS, me formimin e grupit më të madh të balancimit do t'u bashkëngjiten edhe 40 për qind nga kompanitë e Maqedonisë të cilat kanë mbi 50 të punësuar.