Maqedoni

Medreseja “Isa Beu” shënon me ekspozitë ditëlindjen e profetit Muhamed

14.04.2016 15:29

Me rastin e shënimit të ditëlindjen së profetit Muhamed, Medreseja e “Isa Beut”–paralelja e femrave–Shkup organizoi ekspozitën e radhës “Dora e artë”...

Me rastin e shënimit të ditëlindjen së profetit Muhamed, Medreseja e “Isa Beut”–paralelja e femrave–Shkup organizoi ekspozitën e radhës “Dora e artë” të punuar nga nxënëset dhe profesorët e kësaj shkolle. 
 
“Është iniciativë pozitive, me qëllim festiv dhe simbolik. Gëzohem shumë kur shoh rezultate të punës dhe përkushtimit të nxënëseve, aq më shumë kur kjo punë është realizuar me një qëllim të veçantë të përkujtuarit të lindjes së Muhamedit a. s.”- deklaroi koordinatorja e paraleles së femrave–Shkup, Nurtene Shehi Sakipi.
 
“Dhashtë Zoti nga kjo vatër të prodhohen kuadro cilësorë, të cilët janë në shërbim të popullatës së vet dhe gjithsesi për avancimin e tyre më të lartë.”- tha dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Fahrudin Ebibi.
 
“Kjo ekspozitë e juaj na dëshmon së përveç punës dhe suksesit në mësime, ju i shfrytëzoni mirë aktivitetet e lira për të na sjellë këtu para nesh dhe para të gjithë dashamirëve të artit, dhe njëkohësisht për të na freskuar memorien tonë për këtë punë të çmueshme artistike.”- tha drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi.
 
“Këtë ekspozitë, e cila demonstron rezultatet dhe aktivitetet e dendura të nxënësve të Medresesë së ‘Isa Beut’, të cilat përveç asaj që është primare, esenciale, d.m.th. kohën e lirë dinë ta shfrytëzojnë duke demonstruar artin e këtij nënqielli… në javën  e mevludit, ditëlindjes së pejgamberit, të promovohet puna e nxënësve.”- theksoi kryetari i BFI-së, Rexhep Sulejmani.
 
Ekspozita, e cila tanimë është bërë tradicionale, do t’i prezantojë punimet e nxënëseve, të cilat gjatë një viti kanë krijuar punime dore të ndryshme, piktura të shkruara me emrin e Allahut xh. sh. dhe Muhamedit a. s., si dhe ushqime nga sofra dhe tradita shqiptare.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI