Maqedoni

Ndryshimet klimatike, RM me raport të ri me mbështetje të UNDP-së

14.04.2016 15:51

Ministri i Ekologjisë, Bashkim Ahmeti, ka nënshkruar dokumentin e ri të projektit për hartimin e raportit të dytë të rishikuar...

Ministri i Ekologjisë, Bashkim Ahmeti, ka nënshkruar dokumentin e ri të projektit për hartimin e raportit të dytë të rishikuar për ndryshimet klimatike me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Luiz Vinton. Projekti do të realizohet në dy vitet e ardhshme.
 
“Hartimi i këtij dokumenti paraqet një detyrim ndërkombëtar në pajtim me konventën kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike. Vlera e projektit kap shumën prej 425.900 dollarë dhe do të vazhdojë në dy vitet e ardhshme. Do të realizohet me mbështetje të partnerit tonë UNDP.”- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ahmeti.
 
“Përgatitja e këtij raporti nuk do të jetë vetëm plotësim i obligimeve ndaj OKB-së dhe harmonizim me standardet e ndryshme ndërkombëtare, por do të jetë mundësi e definimit të politikave të ministrive të ndryshme, komunave dhe njerëzve që krijojnë politika me të cilat më lehtë do të përballen me kanosjet e ndryshme dhe do të punojnë në mënyrë më efikase në zvogëlimin e emisioneve të gazrave të qelqta.”- tha përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiz Vinton.
 
Hartimi i këtij dokumenti paraqet edhe vazhdimin e aktiviteteve që vendi i zbaton për më shumë se 15 vite, si përgjigje ndaj detyrimeve ndërkombëtare dhe në pajtim me parimet ligjore bazuar në Ligjin e mjedisit jetësor si dhe dokumentet strategjike dhe planit në nivel kombëtar. 
 
GYLTENE SINANI