DASh për Shqipërinë: korrupsioni, problem kryesor
Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të korruptuar është problem kryesor në Shqipëri...

Ky është konstatimi i Departamentit amerikan të Shtetit në raportin më të fundit të tij.
Në kapitullin për Shqipërinë, Departamenti amerikan vë në dukje se korrupsioni është përhapur në të gjitha degët e qeverisë, por veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe të shërbimit shëndetësor.
Sipas raportit, “Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale. Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë. Pas publikimit të këtij raporti ka reaguar opozita.
Ish-kryetarja e kuvendit në kohën e demokratëve, Jozefina Topalli, foli për alarmin që kanë dhënë amerikanët për këtë raport.
Por, duket se qeveria e sheh gotën gjysmë plot. Ministrit për çështjet vendore, Vledi Cuci, e cilëson pozitiv raportin e amerikanëve.
Në raport përmendet edhe fakti që Shqipëria vazhdon të jetë burim dhe destinacion i trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar.
LULJETA NDOKA
