Maqedoni

Avokati i Popullit: policia na pengon gjatë vizitës te të arrestuarit

14.04.2016 16:12

Policia ka penguar punonjësit e Avokatit të Popullit mbrëmë në punën e tyre në stacionin policor Qendër gjatë vizitës së të arrestuarve në protestën e mbrëmshme...

Nga zyra e Avokatit të Popullit i bëjnë thirrje organeve përgjegjëse  të respektojnë ligjet dhe të mos e pengojnë punën e Avokatit të Popullit.

Gjithsesi, nga kjo zyrë thonë se gjatë marrjes në pyetje të të ndaluarve janë respektuar të gjitha procedurat.

Një fakt tjetër shqetësues për Avokatin e Popullit është edhe pengimi i gazetarëve për të kryer punën e tyre gjatë protestave të mbrëmshme, ku u përdor edhe dhunë.