Maqedoni
Vendimi i Ivanovit, studentët okupojnë Fakultetin Juridik në Shkup
14.04.2016 16:19
Reagim edhe nga Plenumi Studentor, me të cilin kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestën e mbrëmshme, disa prej të cilëve thuhet se kanë qenë studentë...

Studentët nga organizata të ndryshme rinore kanë okupuar fakultetin juridik në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në shenjë revolte nga vendimi i presidentit Ivanov për faljen e 56 personave.
Studentët kërkojnë që Ivanovi të japë dorëheqje dhe ju bëjnë thirrje të gjithë studentëve dhe profesorëve të bëhen pjesë e protestës.
