Maqedoni

13 të arrestuar në protestat e mbrëmshme, Spasovski me apel për protesta pa dhunë

14.04.2016 16:32

Bilanci i protestave të mbrëmshme është 13 të arrestuar, një gazetar dhe një fotoreporter të lënduar...

Bilanci i protestave të mbrëmshme është 13 të arrestuar, një gazetar dhe një fotoreporter të lënduar, shkatërrim i zyrës popullore të presidentit, Gjorgje Ivanov, dhe të një pjese të Ministrisë së Drejtësisë.
 
Të arrestuarit në protestën e mbrëmshme ende gjenden në bisedë informative. Ministri i Brendshëm, Spasovski, deklaroi sot se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por duhet të përmbahen nga dhuna. 
 
“Dua të bëj një apel deri te qytetarët e Maqedonisë: çdokush ka të drejtë ta shpreh mendimin dhe pakënaqësinë e tij në mënyrë të qetë dhe demokratike, dhe kjo nuk është aspak kontestuese, por ajo patjetër të bëhet pa dhunë, të jetë në mënyrë të qetë, ashtu siç i ngjan botës demokratike. Në këtë drejtim, apeloj të mos ketë dhunë në protesta, të mos bëhet shkatërrim i pronës shtetërore dhe private, të mos ketë sulme ndaj policisë, sepse ajo është aty për ta ruajtur sigurinë dhe stabilitetin.”- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.