Botë

PE miraton rezolutën për Shqipërinë, kryeprioritet reforma në drejtësi

14.04.2016 17:14

Me 428 vota për, Parlamenti Evropian ka miratuar projekt-rezolutën për Shqipërinë për vitin 2015, të hartuar nga eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan...

Gjatë debatit mbi rezolutën, eurodeputetët kanë renditur si kryeprioritet për Shqipërinë finalizimin e reformën e drejtësisë përmes dialogut politik dhe fillimin e zbatimit të saj.

Komisioneri Hahn ka thënë se për këtë reformë ka mbetur për t’u hedhur hapi i fundit dhe ndonjëherë hapi i fundit është më i vështiri.

Por, sipas Hahn, kjo reformë është tepër e rëndësishme për vendin për t’u përdorur si një subjekt manovre politike nga ndonjë parti politike.

Por, presidenca holandeze dhe Komisioni Evropian janë shprehur qartë se kjo nuk është e vetmja reformë mbi bazën e së cilës do të vlerësohet Shqipëria.