Maqedoni
Zaev: Pushteti nuk ka guxim të shkojë vetë në zgjedhje
14.04.2016 17:16
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot shfaqi shpresë se nesër nuk do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas tij, më 5 qershor me siguri nuk do të ketë zgjedhje, pasi që për dalje nga kriza janë të nevojshme zgjedhje të rregullta, korrekte dhe demokratike.
Zaev është i bindur se pushteti nuk ka guxim që vetë të shkojë në zgjedhje.
"Parlamenti mund të thirret deri më 4 qershor, nuk ka kufizim nëse shpallen zgjedhjet ose jo, pasi që ligjdhënësi ka paraparë që Parlamenti dhe deputetët të kenë mandat deri në verifikimin e mandatit të deputetëve të sapozgjedhur, kështu që nuk ka dilemë në këtë pjesë. Por, shpresoj se nuk do të shpallen zgjedhjet."- deklaroi Zaev.
