SHKUP-UASHINGTON
Ministri Ivanovski për vizitë në Uashington
05.03.2014 11:43
Ivanovski do të realizojë takim me komisarin federal për komunikime Tomas Vuler, si dhe me zëvendës-komisarin për komunikime dhe teknologji të informatikës, Leri Strikling.....

Ministri i Shoqëisë Informatike, Ivo Ivanovski sot në Uashington do të takohet me disa përfaqësues eminentë nga fusha e informatikës-komunikimit.
Ivanovski do të realizojë takim me komisarin federal për komunikime Tomas Vuler, si dhe me zëvendës-komisarin për komunikime dhe teknologji të informatikës, Leri Strikling.
Është parashikuar edhe takim me ambasadorin Daniel Sepulveda, i cili është bashkërendues për komunikime ndërkombëtare dhe politikë të informatikës në Departamentin e Shtetit. Sepulveda e prezanton SHBA-në në të gjitha trupat që vendosin për politikat IKT.
