Maqedoni

Gruevski: falja e Zaevit, vendim jo i drejtë

14.04.2016 18:13

Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski, e quajti jo të drejtë vendimin e presidentit Ivanov, meqë, sipas tij, në listën e të falurve është edhe Zoran Zaev...

Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski, e quajti jo të drejtë vendimin e presidentit Ivanov, meqë, sipas tij, në listën e të falurve është edhe Zoran Zaev, për të cilin, siç tha, ka dëshmi të fuqishme për fajësinë e tij.

Ndërkohë, Gruevski tha se vendimi i Ivanovit i ka pamundësuar zyrtarëve të VMRO-së për të dëshmuar pafajësinë e tyre ndaj akuzave të Janevës.

Gruevski akuzoi Zaevin se përmes skenarëve të destabilizimit po tenton që t’i shmanget zgjedhjeve më 5 qershor.