Maqedoni
Vendimi i Ivanovit, kundërprotesta të reja në Shkup
14.04.2016 22:03
Qytetarë të organizuar nga lëvizja qytetare për mbrojtjen e maqedonisë u tubuan sonte në afërsi të selisë së LSDM-së...

Qytetarë të organizuar nga lëvizja qytetare për mbrojtjen e maqedonisë u tubuan sonte në afërsi të selisë së LSDM-së për të shprehur revoltin e tyre nga falja e Zoran Zaevit dhe Zoran Verushevskit.
Protesta është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Qytetarët shprehën mbështetje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 5 qershorë. Para protestuesve kanë mbajtur fjalim disa nga përfaqësuesit e lëvizjes qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë.
“Qëllimin e kësaj që e pam brëmë një shkatërim i shtetit i institucioneve po realizohet. Ne kemi ardhur këtu sepse kemi të drejtë dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në shtetin tonë”, shprehet kontraprotestuesi.
“Kjo është një lojë e ndyt edhe nga brenda edhe nga jasht por unë jam i bindur se do të fitojë demokracia dhe drejtësia për një maqedoni më të sigurtë”, shprehet kontraprotestuesi.
Protesta kaloj e qetë, ndërsa protestuesit theksuan se nuk dëshirojnë të përleshen me policinë dhe as të djegin selinë e LSDM-së.
BESIM ABDULLAI
