Maqedoni
Vendimi i Ivanovit, SHQMM vazhdon protestat
14.04.2016 22:14
Sërisht ka kaluar me tensione protestat e organizuara nga shoqatat qytetare kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov...

Edhe pse protestat vijuan në mënyrë të qetë para kuvendit, ku para masës protestuese mbajtën fjalime përfaqsues të shoqataave qytetare, të cilët kërkuan dorëheqjen e Presidentit Ivanov, si dhe kërkuan që zgjedhjet të mos mbahen me 5 qershor pasi ende nuk janë përmbushur kushtet.
“Mendoj se është e domosdoshme tërheqja e menjëhershme e këtij vendimi dhe dhënja e dorëheqjes nga ana e Gjorgje Ivanovit. Po ashtu kërkojmë sërish konvokimin e seances së parlamentit të Republikës së Maqedonisë”, shprehet protestuesi.
Këtyre protestave i është bashkëngjitur edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev. Por situata është tensionuar në momentin kur protestuesit u drejtuan drejt selisë së VMRO-DPMNE-së, ku forcat policore nuk lejuan protestuesit të depërtojnë në objektin e VMRO-së.
Mos lejimi i policisë ka shfaqur nervozë tek protestuesit të cilët filluan të gjuajnë me gurë dhe gjësende të forta në drejtim të policisë.
Njësiti special ka reaguar më pas dhe ka arritur ta shpërndajë masën e protestuesve para selisë së VMRO-DPMNE-së.
Protestuesit pastaj vazhduan protestën e tyre para qeverisë së R. së Maqedonisë, duke brohoritur “Mos i mbroni kriminelët” para policëve.
Policëve iu është drejtuar edhe kryetari i partisë Dinjiteti Stojanço Angrellov, nga të cilët kërkoi që të mos ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.
ERSAN PAJAZITI
