Maqedoni

Mot me diell me temperaturë deri në 26 gradë

15.04.2016 09:03

Moti paradite në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë vranësira të vogla deri mesatare, por kryesisht të larta...

Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, е cila pasdite do ta ndryshojë drejtimin në juglindor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri 12 gradë, ndërsa e ditës prej 16 deri 26 gradë.
 
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, por nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri tetë gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 23 gradë.
 
Pason periudha e motit stabil, të thatë dhe mjaft të ngrohtë për këtë periudhë të vitit.
 
Të dielën dhe në dy ditët e para të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot mjaft i ngrohtë, në disa vende temperatura do të arrijë edhe mbi 30 gradë./Mia