Maqedoni
Sfida klimatike 2016 - Varet nga ti
15.04.2016 09:15
UNDP dhe USAID sot në Qendrën për inovacione në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike, do të promovojnë sfidat e sivjetshme klimatike - Varet nga ti...

Sfida e dytë me radhë klimatike, e cila është hapur për të gjithë qytetarët është organizuar në partneritet me Ambasadën e Suedisë, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Milieukontakt Maqedoni dhe Fakulteti për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike.
Ideja më inovative do të sendërtohet me garant prej 10.000 dollarësh amrikanë, nga të cilët 1.000 do të ndahen si çmim në të holla, ndërsa 9.000 dollarë amerikanë do t'i ndahen fituesit në formë të kontributeve që të mbështetet zhvillimi i idesë në prototip të zgjidhjes
Në konferencën për shtyp në të cilën do të promovohet sfida e sivjetshme klimatike, pritet të mbajnë fjalime ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, dekani i FSHIIK Ivan Çorbevm, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton, drejtori i misionit të USAID-it, Xhejms Stajn dhe ambasadori suedez Mats Stefanson./Mia
