Maqedoni
Ditë e hapur e USHCM
15.04.2016 09:32
Manifestimi tradicional "Ditë e hapur, njihuni me USHCM" i titulluar "Studioni në universitetin tonë!"...

Manifestimi tradicional "Ditë e hapur, njihuni me USHCM" i titulluar "Studioni në universitetin tonë!" do të mbahet sot në pllajën e kampusit të Rektoratit të universitetit "Shën Cirili e Metodi", ku do të vendosen stendat e fakulteteve.
Manifestimi dedikohet për nxënësit e shkollës së mesme nga të gjitha shkollat në Republikën e Maqedonisë, por edhe për ata që dëshirojnë të mësojnë diçka më tepër për programet e të gjitha cikleve të USHCM.
Vizitorët do të kenë mundësi që drejtpërdejtë në bisedë me kuadrin mësimor dhe studentët të njoftohet me veprimtarinë e institucionit më të vjetër arsimor sipëror në vend, traditën e tij të gjatë, misionin dhe vizionin.
Në hapësirën ekspozuse janë parashikuar prezantime të ndryshme të aktiviteteve dhe projekteve të mësimdhënësve dhe studentëve, ekspozitë e veprimtarisë shkencore të Universitetit, monografi, libra shkollorë, përkthime dhe revista shkencore./Mia
